Kreu i Prokurorisë së Pejës, Agim Kurmehaj, në një deklaratë për mediat ka folur rreth situatës së helmimit të qytetarëve në Deçan.

Në fjalën e tij ai tha se duhet të vijuar me hetimet, pasi ende nuk është shumë e qartë situata.

Me marrjen e informatës për rastin në Deçan unë kam angazhuar dy prokurorë që janë marrë intensivisht me këtë çështje dhe kanë qenë në kontakte të drejtpërdrejta me të gjitha institucionet e tjera të cilat merren me ndriçimin dhe zbardhjen e këtij rasti. Jemi duke punuar intensivisht. Jemi duke u marrë kryesisht me dyshimet te faktori njeri i cili ka mundur ta shkaktojë këtë pasojë“, tha Kurmehaj.

Po ashtu ai ka komentuar dhe lajmin e bërë publik në media, se dy serbë janë parë në afërsi të burimit të ujit nga i cili furnizohet një pjesë e Deçanit.

Meqë nuk është lajmëruar prokuroria lidhur me këtë rast kam kërkuar nga Policia e Deçanit që ta përpilojë një raport urgjent që do të më njoftojnë rreth kësaj dhe më pas do të merremi me veprimet e nevojshme në atë drejtim”, shtoi ai./tvklan.al