Mediat serbe raportojnë se Federata vendase e Futbollit do t’i drejtohet FIFA-s me një ankesë ndaj arbitrit të ndeshjes së humbur me Zvicrën, Felix Brih pasi konsiderohet se ky i fundit pati një gjykim të padrejtë ndaj Serbisë. Shumë kartonë të dhënë ndaj futbollistëve serbë dhe një penallti e qartë, sipas Federatës, e mohuar. Këto përbajnë faktet për ankim por nuk janë vetëm kaq.

Festimet e futbollistëve të Zvicrës me shenjën e shqiponjës së flamurit kombëtar shqiptar, janë konsideruar si provokim ndaj tifozëve serbë të pranishëm në stadium. Federata Serbe e Futbollit ka kërkuar penalizim për këtë të fundit, duke i cilësuar festimet e tyre si me ngjyrime politike.

Mediat serbe raportojnë se edhe Presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas këtij takimi duke thënë se urrejtja ndaj serbëve tregon se janë një komb i madh.

“Do të mbështesim lojtarët serbë dhe besojmë tek fitorja në ndeshjen e ardhshme

“, raportohet të ketë thënë Vuçiç.

Takimi i ardhshëm i Serbisë do të jetë kundër Brazilit. Sipas mediave serbe, disa kohë më parë FIFA e ka penalizuar federatën vendase për shkak të mesazheve politike, tani që Shaqiri dhe Xhaka festojnë me shqiponjën, serbët pyesin:

“A është ligji njësoj për të gjithë”?

Tv Klan