Kufij të rinj në Ballkan apo ku do të shkojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Shumë serbë e presin vizitën e presidentit, Alleksandër Vuçiç, në Mitrovicë për ta dëgjuar idenë e tij më saktë.

Thonë se presin zgjidhje. Deputetët nga partia e tij besojnë se pozita e Beogradit është më e fuqishme edhe në Uashington. Tema e statusit është hapur sërish dhe Presheva nuk është temë e hapur për Serbinë. Mitrovica pret fjalë të mëdha.

Millovan Drecun, anëtar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë:

Gjëja bazë që duket tani është që duhet një zgjidhje e paqes dhe afatgjatë si rezultat I kompromisit. Në periudhën e ardhshme duhet definuar se si të arrihet kjo. Ne tani nuk shohim pikë tjetër ku shembull Thaçi dhe presidenti Vuçiç pajtohen.

Vuçiç do të shkojë në Kosovë pas takimit në Bruksel për vazhdimin e bisedimeve. Kishte premtuar disa herë që idenë e tij do ta nxjerr në referendum.

Dushan Spasojeviç, nga Fakulteti i shkencave politike në Beograd, thotë se saktë se çfarë do të ndodh nuk e di askush. Por, zgjidhja është e vështirë.

Dushan Spasojeviç, Docent, Universiteti i Beogradit: Përkufizimi ka një potencial që ti jap shtytje vendosjes së njëfarë marrëdhënieje. Kjo jo në nivel popujsh pasi duhet punuar në këtë dhe deri më tani askush duket se nuk interesohet për përmirësim, por marrëdhënie formale si dy shtete apo komunitete politike. Pyetja e dytë është si do të ndikoj kjo në rajon.

Televizionet serbe kanë paralajmëruar maratonë transmetimi pasi ajo që thuhet në Mitrovicë pritet të jetë plani i qartë për Serbinë dhe rruga me vijat e kuqe për negociatat e zgjidhjes përfundimtare.

Tv Klan