Serbia shënoi fitore në ndeshjen e parë kundër Kostarikës. Ky shtet e kishte njohur pavarësinë e Kosovës i pari andaj tifoja ishte e zjarrtë si hakmarrje. Pas tyre vjen Zvicra.

Për besëlidhjen helvetike janë shumë shqiptarë si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ky fakt nuk ka ngelur jashtë vëmendjes në kampionat.  Futbollistëve serbë u janë premtuar 10 milionë euro nëse fitojnë botërorin. Para se të niseshin në Rusi u pritën nga i pari i vendit dhe Presidenti serb pati një porosi për futbollistët duke u dhënë kurajë.

Besoj tek këta çuna dhe do të sjellin rezultat më të mirë se sa të gjithë e besojnë. Natyrisht, nënkuptohet, ta mundni Zvicrën thellë

”, tha Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë.

Komentet e shumta nuk munguan as më vonë. Ekspertët e futbollit thonë se do të jetë ndeshje e vështirë. Në kohën e ish komentatorit të futbol lit mbase Zvicra do të ishte kombëtarja e Jugosllavisë.

“Në kohën time zviceranët i kemi konsideruar orëndreqës të mirë dhe bankier pasi kanë patur bankat më të mira. Në futboll tani shumë ekspert nga ish-Jugosllavia kanë ndërtuar futbollin atje dhe një orë fantastike futbolli”, tha Millojko Pantic, ish-komentator futbolli.

Sheshi Nikolla Pashiq duket i gatshëm për çdo ndeshje. Për zviceranët Zvicra është Zvicër. Kolegu Georg Haesler, thotë se shumë futbollist kanë patur histori familjare me Serbinë.

“Në Zvicër kemi edhe shumë serbë dhe duhet balancuar. Raportimi është i vështirë. Natyrisht shumë kanë historitë e tyre, por në fushë janë 11 futbollistë dhe secili me pasaportë zvicerane është zviceran dhe për mua është me rëndësi që në fund të trimfojë futbolli dhe jo politika”, tha Georg Haesler, gazetar i televizionit “SRF” në Zvicër.

Shumë e kanë krahasuar Zvicrën me Shqipërinë dhe në shtyp komentet nuk kanë munguar duke e krahasuar simbolikisht si ndeshjen e dronit.

Tv Klan