Me bllokim të akseve kombëtare dhe paralizim të trafikut e kanë kundërshtuar serbët rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës javët e fundit.

Ndonëse paga mesatare në Serbi është rreth 450 euro, ata thonë se nuk e përballojnë dot çmimin 1.3 euro që ka kapur benzina dhe 1.24 euro që ka shkuar nafta. Këto pamje i përkasin protestës së fundit të zhvilluar të martën, ku qindra drejtues automjetesh bllokuan për 20 minuta një nga autostradat hyrëse të Beogradit, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Që prej ditës së premte protesta të kësaj forme po zhvillohen Serbinë. Nisma ishte e një grupi qytetarësh në rrjetet sociale.

Ky grafik tregon rritjen me 10 cent që ka pësuar çmimi i benzinës brenda tre muajsh. Qytetarët ia venë fajin tatimit të vendosur nga qeveria për çdo litër nafte, që sipas tyre zë 55% të çmimit. Por qeveria mbrohet duke thënë se rritja e çmimit reflekton luhatjet e tregut ndërkombëtar dhe tarifat e kërkuara nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Tv Klan