Qytetarët kundërshtojnë ligjet e reja që sipas tyre favorizojnë interesat e investitorëve

Qindra njerëz protestuan në Serbi kundër ligjeve të reja që aktivistët argumentojnë  do t’i hapë rrugën kompanive të huaja për të nisur projekte anti-mjedisore. Sipas tyre ligjet e reja favorizojnë interesat e investitorëve të huaj dhe do të shkatërrojnë mjedisin.

Duke brohoritur parulla kundër qeverisë dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, demonstruesit bllokuan trafikun në qendër të Beogradit. Organizatorët thanë se një numër personash janë arrestuar. Policia paralajmëroi se bllokimi i urave dhe rrugëve është i paligjshëm.

Në qytetin verior në Novi Sad, dhjetëra protestues u përplasën me forcat e policisë. Ata premtuan protesta të mëtejshme nëse qeveria nuk do të tërhiqej. Ata protestuan gjithashtu kundër  ligjit të ri të shpronësimit ku sipas këtij ligji shtetit i lejohet marrja e tokës private brenda tetë ditëve.

Çështjet mjedisore kohët e fundit kanë qënë në qendër të vëmendjes pasi aktivistët akuzojnë qeverinë se lejon shkatërrimin e natyrës për përfitime. Qeveria serbe ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ligjet e reja nevojiten për shkak të projekteve të infrastrukturës.

Serbia është një nga vendet më të ndotura të Europës dhe do t’i duhen miliarda euro për të përmbushur standardet mjedisore të Bashkimit Europian për t’u anëtarësuar në bllok.

Klan News