Apel politikës të zgjidhë sa më shpejt konfliktin

Situata e krijuar në javën e fundit në veri të Kosovës nuk po i pëlqen fare Kosta Milovanoviqit, qytetar  serb nga Zubin Potoku. Thotë të jetë lodhur nga krijimi i situatave të tilla, ndërsa ka një apel për kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

“I lutem qeverisë dhe Albin Kurtit, kryeministrit tonë, që të na lejojnë të jetojmë normalisht, dhe e lus Vucicin, që të na lejojë të jetojmë normalisht dhe asgjë më shumë. Unë me shqiptarët duhet të jetojë, shqiptarët janë shokët e mi, unë jam i vitit 1970 dhe kam qenë në shkollën Aziz Sylejmani që tani quhet Sveti Sava, shkolla e mesme, në Mitrovicë. Ju lus që të na lënë që të jetojmë të bashku të mund të shoqërohemi përsëri”.

Ai thotë se megjithatë situata në veri nuk është aq e keqe sa po paraqitet.

“Situata nuk është aq e keqe. Diçka ka me qenë mirë, Njësia Speciale e Kosovës ROSU është njësia e jonë, e Kosovës që e pranojnë të gjitha organizatat botërore. Serbia është e vërtetë që nuk e pranon mirëpo ne duhet të jetojmë me shqiptarët. Si unë që i kam targat KM unë jam shembulli konkret, askush nuk më pengon me këto targa as shqiptarët as ROSU, askush, lirisht po udhëtoj”.

Rrugët që të çojnë për në pikat kufitare Bërrnjak dhe Jarinjë tash e një javë janë barrikaduar ndërsa po protestohet kundër vendimit të qeverisë për zëvendësimin e targave serbe me ato RKS.

Tv Klan