Të Shtunën nga ora 12:00 deri të Hënën në orën 06:00 të mëngjesit, në Serbi do të zbatohen masa të reja nga Shtabi i Krizës, sipas së cilave do të mbyllen të gjitha objektet hotelerike dhe të gjitha shitoret, përveç atyre të ushqimeve.

Nga e Hëna, 8 Mars, nxënësit e shkollave të mesme do të zhvillojnë procesin mësimor online.

Gjatë këtyre masave të drejtë pune do të kenë vetëm dyqanet e ushqimeve, që do të mund të punojnë deri ora 21:00, kurse barnatoret dhe pompat e benzinës do të kenë orar të pakufizuar.

Në ski-qendrat e Serbisë, këto masa do të vlejnë nga mesnata dhe do të jenë në fuqi deri të Hënën, që do të thotë se objektet hotelerike nuk do të punojnë gjatë gjithë fundjavës. Përjashtime do të ketë për kafeteritë dhe restoranet e hoteleve që do të mund t’i shërbejnë vetëm mysafirët që e kanë të regjistruar qëndrimin në hotele.

Lidhur me manifestimet kulturore, vetëm teatrot do të mund të punojnë deri ora 21:00 konform të gjitha protokolleve epidemiologjike, mund të mbahen ngjarjet sportive, por pa prezencë të publikut.

Klan Macedonia