Autoritetet i bëjnë thirrje popullsisë të ketë kujdes

Serbia ka shënuar rritje prej 27 rastesh me COVID-19. Pas vdekjes së dy personave nga ky virus, situata ka ndryshuar dhe njerëzit presin në radhë duke respektuar distancën.

Ky vend prinë në rajon për nga numri i të infektuarve ditëve të fundit. Janë 125 persona në spitale dhe 16 në raspiratorë. Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal.

“Ky virus mund të mbijetojë vetëm në organizimin tonë. Ne i ofrojmë mjedis për ekzistencë dhe shumim. Ideja është që këtu të ndërpritet cikli dhe njerëzit të fitojnë imunitet dhe të ndalohet shtrirja e infeksioneve”, thotë Darija Kisiç Tepaçeviç, drejtoresha e Institutit Batut.

Shumë njerëz dhe industria është kthyer duke ndihmuar në lehtësimin e përballjes me virusin. Shumica e rrobaqepësve ndihmojnë shtetin. Por, kjo është një pamje dëbore në Serbi dhe gjendja mund të vështirësohet me uljen e temperaturave që i janë afruar zeros.

Qeveria nuk përjashton mundësinë e masave më të rrepta nëse virusi përhapet dhe njerëzit dalin gjithnjë e më shumë në kohët e lejuara. Ekspertët thonë se kjo gjendje do të zgjasë minimumi një muaj.

Tv Klan