Ndërrojnë jetë 5 persona në një ditë, 1624 të infektuar

Serbia ka shënuar edhe 5 viktima, gjithsej 44 dhe 148 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin në 1624. Vendi është futur në javën e pestë të luftës kundër virusit korona.

Ekspertët serbë thonë se shtimi i numrit ka bërë që gjërat të mos jenë më në kontroll. Tani nuk dihet më se nga kush janë infektuar pacientët. Gjithçka varet nga kontaktet personale dhe mbyllja në shtëpi. Rezultatet e masave pritet të shihen nga dita në ditë.

Ekspertët thonë se duhet menduar për futjen e një ore policore 24 orë. Kjo mbështetet edhe nga fakti se siç duket, njerëzit shfrytëzojnë kohën kur mund të dalin edhe për rekreacion. Këtu policia po u flet nga makina qytetarëve të ikin.

Ushtria ka filluar të ndërtojë edhe një spital në kryeqytet, dy javët e ardhshme dhe shumë objekte do të renovohen për pacientët. Frika nga fakti që ky virus mund të shtrihet shumë dhe të qëndroj më gjatë ka shtyrë institucionet që sallën më të madhe sportive ta kthejnë në spital.

Tv Klan