Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka folur në gjuhën serbe në vizitën e tij në Serbi. Ka thënë se nuk dëshiron të përsërisë porositë e tij, por ka thënë se e di që Serbia do të vendosë vetë. Ka ndërlidhur historinë e tij si polak me histori të ngjashme, por ka thënë se Bashkimi Evropian duhet konsideruar si mundësi dhe mbi të gjitha respekt të ndërsjellët.  Është koha për të punuar për të ardhmen dhe vetëm Beogradi vendos për Serbinë.

“Dialogu dhe përpjekjet për një mirëkuptim të përbashkët janë gjithmonë më të mira se sa konfliktet. Zoti Vuçiç është një patriot dhe do të doja ta falenderoj për angazhimin e tij rreth dialogut me Prishtinën. E di që është e vështirë, por kjo është një zgjedhje strategjike që do të shpaguhet.”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se për shkak të së ardhmes së fëmijëve serb, Beogradi është i gatshëm të dialogojë duke mbrojtur interesat kombëtare, pa përulur Serbinë.

“Nëse nuk e zgjidhim problemin e Kosovës në mënyrën e duhur do të jetë pengesë për BE. Këtë çështje duhet ta zgjidhim mes nesh këtu, pastaj me shqiptarët dhe Europën. Nuk mund dhe nuk guxojmë të heqim dorë nga zgjidhja që fëmijët tanë të mos kenë të njëjtin problem.”

Vuçiç ka thënë se duhet filluar sa më parë ndërtimin e autostradës me Prishtinën për të lidhur serbët, por edhe shqiptarët dhe lehtësuar tregtinë, pavarësisht kritikave dhe qëndrimeve të ndryshme.

Tv Klan