Për shumë futbollistë serbë ky me shumë mundësi do të jetë botërori i fundit. Vetëm ky fakt e ka rritur ambicien e tyre.

“Është mundësia që të lëmë shenjën tonë në kombëtare dhe të hyjmë në librat e historisë. Nuk do të mjaftohemi me 4 pikë, duam të dalim nga grupi”, tha Antonio Rukavina.

Të rezervuar nga deklaratat politike serbët kanë një arsye më shumë për të luajtur fort kundër Zvicrës, në përbërje të së cilës ka disa shqiptarë, të cilët asnjëherë nuk e kanë mohuar identitetin e tyre.

Madje për më tepër e kanë shfaqur krenarinë e përkatësisë etnike në mënyra nga më të ndryshmet. Me shumë mundësi, këto faktorë e vështirësojnë shumë ndeshjen.

“Kanë shumë kualitet në skuadër. Për ne do të jetë e vështirë po aq sa me Brazilin”, tha zvicerani Fabian Schaer.

Sfida do të nisë në orën 20 në Kaliningrad.

Tv Klan