SHBA: Kosova i vendos vetë prioritetet e politikës së jashtme

Serbia ka kërcënuar anëtarët e Këshillit të Evropës për Kosovën. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Selakoviç ka thënë se pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ai ka dorëzuar 4 nota diplomatike nga vendet e gatshme për të tërhequr njohjen e Kosovës, duke shtuar se shënimet do të bëhen publike nëse është e nevojshme.

“Këshilli i Sigurisë autorizoi Vuçiçin që ta informojë opinionin e gjerë se për cilat shtete bëhet fjalë në momentin kur e sheh të nevojshme. Me këtë gjest duam t’u japim një shans vendeve të Këshillit të Evropës që të mos iniciojnë anëtarësimin e Kosovës në qershor. Ne po tregojmë gatishmëri për të arritur një zgjidhje përmes dialogut”.

Vuçiç kishte thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit pasi ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se Kosova dhe Serbia janë vende sovrane me të drejtë të vendosin prioritetet e tyre të politikës së jashtme.

“Moratoriumi u krijua për të zgjeruar hapësirën për diskutim dhe kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, që besojmë se është në interesat strategjike të të dyja vendeve. Ne besojmë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve të tyre është thelbësor për të dy vendet për të zhbllokuar të ardhmen e tyre evropiane dhe për të nxitur angazhimin e tyre urgjent, fleksibël dhe serioz në atë proces”.

Autoritetet e Kosovës të enjten zyrtarisht aplikuan në këtë organizatë e cila merret me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.

Tv Klan