Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në prani të 55 shteteve anëtare të OSBE-së, presidenti jugosllav Voislav Koshtunica, ka firmosur në Austri dokumentin e pranimit të Jugosllavisë së mbetur në këtë organizëm. Koshtunica ka hedhur firmën e shumëpritur nga serbët. Në këtë sesion të OSBE-së, ka qenë e pranishme dhe sekretarja e shtetit amerikan Medlin Ollbrajt.

Koshtunica sapo ka marrë fjalën në pozitën e një vendi të sapo anëtarësuar në OSBE, ka ngritur me të madhe shqetësimin e tij për dhunën që po ushtrohet ndaj serbëve në Luginën e Preshëvës. Në këtë zonë të çmilitarizuar prej pesë km, ka të drejtë të patrullojë policia serbe dhe mos të hyjnë forcat e KFOR-it. Kështu është përcaktuar që në firmën e Kumanovës, në Qershor të vitit 1999. Por popullsia e Preshevës, Medvegjit dhe Bujanovcit, e cila numërohet në 80 mijë banorë, kërkon bashkimin me Kosovën.

Një grup gueril i vetëquajtur UÇPMB, ka nisur luftimet. Si pasojë e këtyre luftimeve në Luginën e Preshevës, mes civilëve të vrarë dhe të plagosur, janë dhe tre polic serb. Nisur nga kjo situatë, Koshtunica i ka nisur letër sekretarit te përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan, sekretarit të NATO-s lordit Robertson, që të ndërhyjnë në Luginën e Preshevës./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori