Serbia bllokon kamionët me mallra të Kosovës, Rama thirrje Vuçiç



Serbia bllokon kamionët me mallra të Kosovës, Rama thirrje Vuçiç

17:39 31/03/2020

Kryeministri Edi Rama në një reagim në Twitter ka njoftuar se prej 24 orësh janë bllokuar kamionët me mallra nga Kosova në kufirin e Serbisë.

Rama i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të lejohet kalimi i tyre, ndërsa thotë se kjo luftë kundër koronavirusit kalohet vetëm duke bashkëpunuar.

“Aleksandar Vuçiç, prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi! Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, ka shkruar Rama. /tvklan.al



Të ngjashme