Kryetari i Kuvendit të Preshevës, ka ftuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, që të shkojë për vizitë në këtë qytet në Jug të Serbisë. Kjo nuk ka shkaktuar mikëpritje edhe në Beograd.

Derisa liderë të Luginës së Preshevës patën takim tek Presidenti në Prishtinë, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, në pyetjen e gazetarëve nëse do të sillej Beogradi në mënyrë diplomatike apo do të respektonte aktakuzën ndaj Hashim Thaçit në gjyqet serbe, u përgjigj qartë: “

Republika e Serbisë është vend ku mbizotëron ligji. Ne kemi fletë-arreste nga gjykatat tona dhe natyrisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe organet tona gjithmonë do të veprojnë në bazë të këtyre kërkesave. Nuk ka çfarë të shtohet”.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë entuziazmuar nga mundësia për bashkim, por njëkohësisht kanë edhe frikë.

Stefanovic, njëkohësisht kritikoi Kosovën dhe tha se protestat në Drenicë kundër Presidentit serb, ishin organizuar nga autoritetet e Kosovës, pavarësisht se nuk ka dëshmi.

“Provokimet janë të qarta edhe nga sjellja e Policisë së Kosovës, edhe nga protestat dhe gjithë aparati i sigurisë, është e qartë se kanë tentuar të organizojnë ndalesën e Presidentit Vuçiç. Pas shkuarjes në Gazivodë, kanë tentuar në çdo mënyrë ta ndalin Presidentin. Kjo është një dhunë brutale kundër lirisë së lëvizjes ndaj serbëve që jetojnë aty”.

Një nga arsyet e përmendura për mostakimin e dy Presidentëve gjatë dialogut në Bruksel ka qenë edhe çëshjta e Luginës së Preshevës, pasi për Serbinë kjo është temë e mbyllur.

Tv Klan