Shqipëria po shpëtohet nga Serbia dhe kompanitë që prodhojnë energji në tregun vendas për të siguruar furnizimin e konsumatorëve në muajin shtator. Korporata elektroenergjitike ka mbyllur tenderin e parë të saj duke blerë energji nga kompanitë serbe dhe ato shqiptare.

Fatura e çmimit edhe për shtatorin është mjaft e lartë krahasuar me mesataren e vjetore. Një megavat orë energji u tregtua mesatarisht me 62.3 euro, ndërsa kishte kompani që kanë ofruar edhe 70 euro për 1 megavat. KESH-it është dashur të ezaurojë 1/3 e fondit për emergjencat që u dha nga Banka Botërore për të blerë  115 mijë megavat orë energji elektrike.

Në total shuma që shpenzoi në këtë tender arriti  në 7.1 milion euro. Tashmë pritet mbyllja e prokurimit që ka filluar kompania e shpërndarjes. OSHEE ka peshën më të madhe të importeve për muajin shtator. Në korrik çmimet e energjisë që Operatori i Shpërndarjes  bleu në treg të lirë kërcyen në 76 euro për megavat orë, duke çuar faturën vetëm për një muaj në 30 milion euro, afro 10 milion më shumë se sa ishte programuar.

Tv Klan