Serbia i ka ofruar ndihmë Shqipërisë për situatën e pazakontë që po kalon për shkak të përmbytjeve nga moti i keq. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur të ndihmojë në këtë aspekt.

Më saktë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka ofruar ndihmë kryeministrit shqiptar Edi Rama, njoftojnë mediat në Serbi.

“Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ofroi ndihmë kryeministrit shqiptar Edi Rama me rastin e përmbytjeve shkatërruese që goditën Shqipërinë jugore”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga presidenca serbe.

Vuçiç gjithashtu ka shprehur keqardhjen e tij për përmbytjet shkatërruese.

/tvklan.al