Serbia e pret me padurim fillimin e punës së Gjykatës së Hagës për krimet në Kosovë. Ndër vite janë grumbulluar mijëra dokumente për të dëshmuar se shqiptarët ishin ata që kryen krime. Millovan Drecun, deputet i partisë së presidentit serb, thotë se Serbia ka ofruar dosjet e saj.

Millovan Drecun:

Kemi një paraqitje të strukturës së UCK-së dhe përgjegjësisë komanduese dhe kjo është bërë. Ne nuk i kemi bërë këto dosje vetëm në bazë të dëshmive, por edhe në bazë të dokumenteve që janë kapur në shtabet e terroristëve të UÇK-së dhe ne kemi mijëra dokumente këtu.

Mes Serbisë e Kosovës ka ngelur ende e pazgjidhur çështja e të zhdukurve. Serbia ka gjykuar disa raste ku viktimat kanë qenë shqiptarë e autorët serb. Por, krimet e luftës nuk janë një temë e famshme as këtu.

Marko Millosavljevic, aktivist për të drejtat e njeriut, thotë se narrative në tërë Ballkanin është se njëra palë është heroike kurse tjetra terroriste. Kjo ka penguar ripajtimin pasi pak janë gjykuar për krime.

Marko Millosavljevic,nga organizata YIHR, Beograd:

Është e rëndësishme të theksohet se çfarë mandati ka kjo gjykatë. Kjo është e rëndësishme për Kosovën, por edhe momenti i fundit për të parë se çfarë do të ndodh me krimet e luftës në përgjithësi.

Akuzat e Serbisë nuk kanë patur shumë efekt ligjor, por kanë shkaktuar problem për disa qytetarë dhe politikanë të Kosovës.

Tv Klan