“Prishtina po e përdor politikisht ngjarjen”

“Është ora 08:15. Në këtë kohë në Mitrovicë ishte ekzekutuar lideri i serbëve të Kosovës, Olliver Ivanoviç. Nderimet për të u bënë nga familja dhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Serbia është duke bërë hetim të pavarur për vrasjen e tij, por nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, tha se Serbia nuk do të ndalet derisa të mos gjej vrasësit e vërtetë. Ky mort ka ndarë shumë në Serbi pasi vetë Ivanoviç kishte paralajmëruar rrezik dhe kishte qenë kritik ndaj grupeve kriminale dhe bënte politikë të pavarur. Serbia akuzon Kosovën për ngecjen e hetimeve”.

Vrasja e Oliver Ivanoviçit mbetet një plagë e hapur për popullin serb në Kosovë dhe më gjerë. Është një tragjedi edhe për familjen. Këtë duhet ta kenë në ndërgjegje, ata që këtë rast tentojnë ta keqpërdorin për qëllim politike. E theksoj se Prishtina nuk ka kthyer përgjigje për 3 prej 4 kërkesave të organeve tona. Edhe për atë që kanë kthyer e kanë bërë pas gjashtë muajsh”, deklaroi Marko Gjuriç, drejtues i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë. 

Kosova ka shpallur në kërkim personin që u shënjua si kryesori në vrasjen e Ivanoviç, Millan Radojçiç, i cili pasi policia e Kosovës nuk e arrestoi dot, është parë në Serbi. Shteti serb e kishte futur ish-zëvendës kryetarin e Listës Serbe dhe biznesmenin në një test poligrafi. Në pafajësinë e tij besojnë.

Vrasja e Ivanoviç ka shkaktuar akuza në mesin e serbëve pasi një pjesë dëshmuan tek organet e Kosovës për vrasjen e tij. Opozita do ta shënojë atentatin me protesta dy ditë më vonë. Zyrtarët serbë thanë se kanë indicie për autorin, por nuk është koha.

Tv Klan