Serbia mbron titullin Europian

Serbia mbron titullin Europian

15:19 09/09/2019

Fiton sërish titullin kontinental në volejboll për femra

Serbia mbrojti titullin kampione e Europës në volejboll për femra. Një sukses i arritur ndaj Turqisë të dielën në Ankara. Përfaqësuesja serbe triumfoi me rezultatin 3 – 2 me sete.

Vajzat turke edhe pse ia nisën mirë ndeshjen nuk arritën ta ruanin avantazhin pavarësisht mbështetjes së publikut. Një ndeshje e luftuar deri në fund. Serbia në këtë mënyrë festoi titullin e tretë kontinental.

Volejbollistja më e mirë e turneut u shpall Tijana Boskoviç, e cila realizoi 23 pikë në finale. Medaljen e bronzit e mori Italia që mundi Poloninë me rezultatin 3 – 0 me sete.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT