Vuçiç: Krahas Sputnik V, këtu do të prodhohen edhe teste të PCR-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, postoi një video në llogarinë e tij në Instagram, siç tha ai, të fabrikës së ardhshme të vaksinave në Serbi. Vuçiç shkroi se kështu duhet të duket fabrika e vaksinave serbe, po ndërtohet me partnerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina.

Në këtë fabrikë krahas vaksinave do të fillojë së shpejti edhe prodhimi i testeve të PCR. Unë jam krenar për Serbinë dhe arritjet e saj në mjekësi, farmaci dhe shëndetësi”, tha Vuçiç.

Në Institutin për Virologjinë, Vaksinat dhe Serumet “Torlak” në Beograd, më 14 Prill, filloi prodhimi eksperimental i elementeve te vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V.

Zyrtarët serbë kanë njoftuar se deri në fund të vitit ata do të kenë përmbyllur fazën përfundimtare të vaksinave ruse. Fondi i Investimeve Ruse ka arritur një marrëveshje me institutin “Torlak” në Serbi për prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V kundër koronavirusit.

Sipas kësaj marrëveshje, vaksinat ruse të prodhuara në Serbi mund të shpërndahet dhe në vendet e tjera të rajonit. Sputnik V është vaksina e parë e regjistruar në botë kundër koronavirusit.

Serbia do të bëhet në këtë mënyrë vendi i parë në Europën Jugore që prodhon vaksinën Sputnik V. Serbia është e para në Evropë dhe e shtata në botë sipas shkallës së vaksinimit të plotë.

Madje në Beograd një muaj më parë radha për vaksinim falas u erdhi edhe të huajve me qëndrim të përkohshëm dhe emigrantëve. Me mijëra njerëz nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut iu drejtuan kryeqytetit serb duke përfituar nga vaksinimi falas me AstraZeneca.

Klan News