Serbia me shpresë tek Franca për Kosovën

Serbia me shpresë tek Franca për Kosovën

20:19 12/11/2019

Analistët: Synohet të shmanget përfshirja e Rusisë në bisedime

Serbia beson se Franca ka zgjedhur Beogradin si partner kryesor në rajon. Pritja që i është bërë presidentit serb, Alleksandar Vuçiç, kësaj radhe konsiderohet e dinjitetshme, ndryshe nga ceremonia e shënimit të Ditës së Fitores kur presidenti i Kosovës kishte vendin më të mirë. Takimi i papritur në mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Vuçiç, konsiderohet si marrje e autorësisë së zgjidhjes.

Analisti Millivoje Mihajlloviç thotë se Franca dëshiron të tregojë se Kosova është problem i Evropës dhe se Macron është burrështetas i fuqishëm.

“Duke provuar të zgjidh çështjet ballkanike dhe të zgjidh problemin e Kosovës, Macron kthehet në portën e madhe. Natyrisht ai brengoset për votuesit e tij që të çojë porosinë që është president i fuqishëm francez, siç kanë qenë De Gaulle dhe të tjerët pas tij”.

Presidenti Macron takoi dy herë Vuçiç. Në kohën kur në Serbi jo pak herë është përmendur konferencë ndërkombëtare, analistët thonë se Macron është i afërt me SHBA pasi ka lidhje ditore me presidentin, Donald Trump. Mihajlloviç beson se përpjekjet do të jenë që dialogu dhe Ballkani të ngelen probleme evropiane për të mos e ulur Rusinë në tavolinë.

“Një Rambuje e re do të ishte si konferenca e vjetër e Rambujesë dhe nuk do të ishte në dobi as të shqiptarëve dhe as serbëve, por mbase vetëm për amerikanët. Por një konferencë ndërkombëtare që zgjidh në afatgjatë nuk i leverdis tani amerikanëve, pasi në tavolinë do uleshin dhe rusët. Tani është si një lojë shahu që nuk e dimë se cila është figura e kujt pasi tani të gjithë kanë interesat e tyre”.

Macron ishte parë si shpresë për Serbinë pas vizitës së tij, kur edhe u kishte premtuar serbëve për një angazhim në rikthimin e bisedimeve pavarësisht dështimit në organizimin e samitit të Parisit.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi