“Nëse tani Serbia është bërë më interesante për amerikanët se vetë Kosova dhe mund t’i japin shumë më shumë favore Serbisë, kush do ta ndalojë atë?”, ishte kjo teza që ngriti njohësi i çështjeve ndërkombëtare Tomor Alizoti në “Opinion” në Tv Klan.

Kjo tezë ka sjellë mjaft reagime në studio mes të ftuarve dhe një ndër ato ishte edhe ai gazetarit Berat Buzhala.

Tomor Alizoti: Po e lëmë ne që gjithë këtë dëm të madh e ka bërë Kurti. Tani gjeopolitika nuk funksionon me Kurtin dhe pa Kurtin. Nëse po e hedh një tezë kot, po e hedh në ajër: Nëse tani Serbia është bërë më interesante për amerikanët se vetë Kosova dhe mund t’i japin shumë më shumë favore Serbisë, kush do ta ndalojë atë? Po jua them si tezë. Mund të bëhet më interesante Serbia se sa shqiptarët, atëherë ky nuk është problemi i Kurtit, por gjeopolitik. Pse i turreni Kurtit ju?

Berat Buzhala: Ku po e lexon këtu ti? Pse po mendon që mund të bëhet Serbia më faktor se shqiptarët kur shqiptarët janë faktorë në 3 shtete. Pse po e nënçmon aftësinë tonë?

Tomor Alizoti: Unë e hodha si tezë./tvklan.al