Serbia ndodhet në gjendje alarmi të përgjithshëm për shkak të situatës në Kosovë.  Ngjarjet e reja dhe arrestimet kanë detyruar presidentin Aleksandar Vuçiç që të ftojë për herë të dytë takim të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Ai fillimisht takoi ambasadorët e Rusisë dhe të Kinës duke kërkuar që të informojnë presidentët e tyre.  Kosova dëshiron provokime dhe dhunë vlerësohet në Serbi. Në një njoftim të presidencës serbe thuhet se presidenti Vuçiç ka vlerësuar se NATO ka mashtruar.

“Hyrja e njësisë ROSU në Mitrovicën veriore tregon se qëllimisht kanë mashtruar opinionin dhe tregon se me urdhër të kujt kanë gënjyer përfaqësuesit e NATO-s”,

thuhet në deklarimin e Vuçiç.

Presidenti serb ka biseduar edhe përmes telefonit me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn. Serbia është duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme, por siç citohet Presidenti Vuçiç ka thënë se Serbia është nën presion të provokimeve të Kosovës, të cilat rrezikojnë sigurinë e serbëve dhe paqen e stabilitetin e tërë rajonit.

Tv Klan