Serbia nis prodhimin e ciklit të plotë të “Sputnik V”




Serbia nis prodhimin e ciklit të plotë të “Sputnik V”

22:01 05/06/2021

Beogradi synon të prodhojë edhe vaksinat kineze

Presidentët e Serbisë dhe Rusisë, Aleksander Vuçiç dhe Vladimir Putin, morën pjesë përmes lidhjes me videokonferencë  në fillimin e prodhimit vaksinës ruse “Sputnik V” në Institutin Shtetëror për Virologjinë, Vaksinat dhe Serumet “Torlak” të Beogradit. Komponentët për vaksinën ruse mbërritën ditë më parë në Serbi nga Federata Ruse.

Sipas zyrtarëve serb të shëndetësisë dozat e vaksinës “Sputnik V”, e prodhuar në vend, mund të jenë në pikat e fushatës së vaksinimit masiv maksimumi për rreth dhjetë ditë, por ndoshta edhe më herët.

Kështu Serbia bëhet vendi i parë në Evropë që prodhon ciklin e plotë të vaksinës ruse “Sputnik V”. Deri tani në Institutin “Torlak” realizohej mbushja e serisë së parë të dozave të kontrollit të vaksinës ruse “Sputnik V” filloi në 14 Prill.

Më 19 Maj, Instituti Kombëtar Rus i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë “Gamaleja” konfirmoi cilësinë e vaksinës së prodhuar në Institutin serb “Torlak”. Katër milionë doza të vaksinës “Sputnik V” do të prodhohen në Serbi në gjashtë muajt e ardhshëm. Një projekt i ngjashëm është planifikuar për të prodhuar në Serbi vaksinën kineze “Sinopharm”.

Në Serbi, përveç vaksinës ruse “Sputnik V” po përdoren vaksina kineze “Sinopharm”, britanikja “AstraZeneca” dhe amerikano-gjermania “Pfizer / Biontech”. Mbi 2 milionë njerëz në Serbi, ose rreth gjysma e popullsisë së rritur, janë imunizuar plotësisht kundër koronavirusit duke marrë të dy dozat e vaksinave kundër COVID-19.

“Sputnik V” deri tani është regjistruar për përdorim në më shumë se 65 shtete, por ende nuk është aprovuar nga autoritetet shëndetësore të BE-së ose SHBA-së.

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi ditet e fundit për përdorim emergjent vaksinat kineze “Sinopharm” dhe “Sinovac”.

Klan News





Të ngjashme