Ekspertët kinezë janë duke analizuar situatën

Serbia ka arritur numrin rekord të personave të infektuar me Covid-19 pasi janë konfirmuar vetëm gjatë ditës edhe 34 raste të reja duke çuar numrin e personave të infektuar në 222. 

Parashikimet e qeverisë duket se janë kthyer në realitet pasi thuhej se disa javë më pas mund të nisin problemet. Masat e reja të qeverisë kanë hyrë në fuqi dhe përveç pamundësimit të takimit të njerëzve është duke u shqyrtuar deri tek masat për ndalim total të lëvizjes së njerëzve.

“Fatkeqësisht çdo ditë është e vështirë, por gjithmonë kam thënë se kjo është luftë për secilën ditë dhe sot kemi humbur një jetë. Fitore është çdo ditë kur nuk do të humbim jetë dhe çdo ditë e tillë është triumf”.

Serbia është duke u konsultuar me ekspertët kinez që kanë arritur për të parë gjendjen. Pas disa ditësh ata do të japin mendimin e tyre, por vlerësojnë masat për ta luftuar virusin. Një avion tjetër me ndihma nga Kina ka arritur në Serbi. 

Institucionet janë duke alarmuar për respektin të rregullave dhe higjienës, ndërsa që tani në orën 17:00 fillon ora policore që mund të ndryshoj dy ditët e ardhshme.

Tv Klan