Samiti dixhital në kryeqytetin serb ka vazhduar pa praninë e zyrtarëve të qeverisë së Kosovës. Kjo ka ndodhur pasi organizatorët sa herë është përmendur fjala Kosovë kanë fikur mikrofonat e panelistëve dhe kanë lexuar një tekst të shfaqur në ekran ku thuhej se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se vetëm në këtë aspekt mund të flitet për të, duke vazhduar bisedimet. Në këtë video duket ky reagim pasi mediat nuk janë lejuar në të gjitha pjesët.

Kjo fusnotë e gjallë ka ndodhur gjatë gjithë samitit pavarësisht se edhe Kosova firmosi heqjen e romingut.

Organizatorët e Qeverisë së Serbisë thonë se nuk kanë patur për qëllim të ofendojnë askënd. Ata thonë se do të udhëtojnë vitin e ardhshëm dhe janë munduar të jenë nikoqirë të mirë. Por, rregullat janë rregulla pavarësisht se thonë se porosia e samitit ishte bashkëpunimi i domosdoshëm. Nuk ka qenë e lehtë të tejkalohet taksa e Kosovës ndaj Serbisë.

Mihajlo Jovanoviç nga Zyra Për Teknologjitë Informative e Qeverisë së Serbisë tha se

“Vendimi i qeverisë për të firmosur romingun për Ballkanin Perëndimor do të thotë se jemi të interesuar për një progres rajonal. Nuk ka patur qëllim për të provokuar askënd, por është rekomandim i qeverisë për të respektuar rezolutën 1 244 dhe në disa raste jemi detyruar ta theksojmë këtë, por pa qëllim të keq dhe është vetëm një kërkesë e jona për të respektuar të drejtën, gjë që e kërkojmë nga të gjitha shtetet e botës.”

Në këtë takim nuk ka patur asnjë simbol të shteteve që kanë marrë pjesë dhe firmosja e marrëveshjeve është bërë nën patronatin e Bashkimit Evropian.

Tv Klan