Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic publikoi këtë të martë listën provizore me 29 lojtarë për ndeshjet e qershorit me Shqipërinë dhe Andorrën, që do të jenë të parat për këtë përfaqësuese në kualifikueset e Botërorit 2026.
Mbipopullimi është te mesfusha ku ndodhen 13 futbollistë. Mes tyre është edhe një rikthim, Aleksandar Katai, i cili është konsideruar një befasi nga mediat vendase. 34-vjeçari nuk grumbullohej prej 2020 me përfaqësuesen serbe.
Vijon mungesa e vëllezërve Milinkovic-Savic, portieri Vanja dhe sulmuesi Sergej. Në sulm janë më të paktë kandidatët. Kapiteni Mitrovic, Vlahovic, Jovic dhe Stulic.
Lista përfundimtare do të komunikohet më 30 maj, ndërsa grumbullimi do të nisë më 2 qershor në qendrën stërvitore në Stara Pazova.
Përballja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor në Arenën Kombëtare dhe do ta ndiqni si zakonisht në TV Klan.
Tv Klan