Analistët: Vuçiçit i intereson të mos ketë dialog

Serbia dikur do të ishte gëzuar më shumë për arrestimin e krerëve të UÇK-së të cilët vazhdon ti quaj terrorist. Por, për ditë të tëra zyrtarët serb kanë heshtur rreth arrestimeve në Prishtinë. Kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiç, ka dhënë reagimin e tij të vetëm duke theksuar se të gjithë që kanë kryer krime lufte duhet të gjykohen për të sjellë drejtësi për viktimat, por pa shumë hollësi rreth çështjes. 

“Unë nuk do ta komentoj aktakuzën dhe këtë veprim në përgjithësi. E keni parë që organet dhe politikanët në Serbi kanë qenë të përmbajtur me deklarata rreth arrestimit të Thaçit dhe të tjerëve. Secili që ka kryer krime duhet të përgjigjet. Është një rrugë e gjatë nga aktakuza deri tek gjykimi. Është me rëndësi të mbrohen edhe dëshmitarët”, tha Ivica Daçiç, kryetar i Kuvendit të Serbisë. 

Por, përse janë këto reagime të pakta në Serbi dhe sa mund të ndikoj ky proces në dialogun me Kosovën. Analisti i çështjeve ndëretnike, Dushan Janjiç, thotë se askush nuk dëshiron dialog në këto momente. 

“Vuçiçit i leverdis që të mos ketë dialog. Ai nuk do të heq dorë, por do të çojë njerëz të tjerë dhe do të takohen ndonjëherë, këtë do ta bëjë edhe Hoti. Askush nuk do të thotë se nuk duam dialog, por do ta bllokojnë si pas Uashingtonit. Serbia do të kërkoj asociacionin, kurse Kosova njohje reciproke. Ata thjesht nuk do të duan të jenë fajtor se kanë braktisur sallën e bisedimeve”, tha një analist.  

Një nga temat kryesore pas arrestimeve në shtypin serb ka qenë se sa do ta ndikoj kjo dialogun dhe kush do të jetë në të ardhmen politikani me më ndikim në Kosovë.  

Tv Klan