Babë e bir janë arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.6 të Policisë së Tiranës gjatë një aksioni të koduar “Kashari”.

Në pranga kanë rënë Fatmir Sulaj 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj 25 vjeç. Në serën bujqësore brenda banesës së tyre në një serë bujqësore kishin mbjellë bimë kanabisi.

Po kështu, gjatë kontrolleve atyre iu gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Kultivim i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim. /tvklan.al