Ylli i tenisit, Serena Williams, ka treguar nëpërmjet një video të postuar në rrjetin Snapchat, një detaj shumë të çuditshëm të jetës së saj.

https://www.youtube.com//embed/zpjfHKX0md0

Ajo tregon se gjatë turneut “Italian Open”, në hotelin e saj në Romë ajo ka provuar ushqimin e qenit të saj.

Kjo gjë e ka bërë tenisten e famshme të ndihet keq dhe të kërkojë menjëherë ndihmën e një tualeti….

“Nuk mendoj se është diçka që mund të konsumohet nga njerëzit. Kjo duhet shkruar në paketim. Tani ndihem shumë keq dhe provova vetëm një lugë”, ka thënë ajo, e cila pavarësisht gjendjes arriti që të munde rivalen e saj Christina McHale në raundin e gjashtë./tvklan.al