Serena Williams fitoi Grand Slam-in e 23 në karrierë e saj. Një triumf në sfidën finale të Australian Open me motrën e saj Venus, në derbin e 28 familjar.

Takimi u mbyll në dy sete 6-4, 6-4 me një zotërim të Serena e mbyllur përballjen në 1 orë e 22 minuta. Një sukses më i lehtë se në 2003 në të njëjtin turne ku u luajt edhe seti i tretë që të përcaktohej fituesja. Ky ishte trofeu i shtatë që 35-vjeçarja bën të sajën në Australian Open dhe këtë vit nuk ka humbur asnjë set.

Serena williams me këtë sukses kaloi gjermanen Steffi Graf dhe është vetëm 1 grand slam larg rekordit të australianes Margaret Court, një legjendë në këtë sport ne vitet 60’-70’.

Tv Klan