Superylli i tenisit u bë sportistja e parë që fitoi çmimin

Serena Uilliams shënon një tjetër sukses. Ish-tenistja e njohur u nderua me titullin e ‘Ikonës së modës’  gjatë ndarjes së Çmimeve të Modës CFDA mbrëmjen e së Hënës, duke u  bërë kështu sportistja e parë që fiton këtë çmim.

Që kur isha e vogël, e kam përdorur modën si një mënyrë për t’u shprehur ,moda më dha besimin për të hyrë në fushë”, është shprehur në tapetin e kuq para gazetarëve ylli i tenisit.

Ky ccmim që jepet nga Këshilli i Dizajnerëve të Modës të Amerikës ju dha 44-vjecares gjatë ceremonisë së mbajtur në Nju Jork.

Williams ka shfaqur pamje ikonike gjatë karrierës së saj profesionale 27-vjeçare, nga minifundi xhins për ndeshjen në US Open të vitit 2004 e deri te veshja e xhaketës së bardhë në Wimbledon një dekadë më vonë.

Pavarësisht polemikave që shkaktoi me veshjet kampionia e tenisit ndoqi ëndrrën e saj, duke lançuar linjën e saj të veshjeve ‘S by Serena’ një vit më vonë.

Stili i veshjes që ndoqi Williams jo vetëm që ka ndikuar në botën e sportit, por edhe tek gratë nga të gjitha sferat e jetës.

Klan News