Serena Williams nuk është përmbajtur në finalen e femrave në turneun e famshëm të tenisit US Open. Numri 1 i botës pas disfatës që i shkaktoi japonezja Naomi Osaka debatoi me arbitrin e takimit për disa penalizime, duke mos kursyer akuzat.

“Unë nuk kam mashtruar ndonjëherë. Duhet të më kërkosh të falur. Je një gënjeshtar, më vodhe 1 pikë, je një hajdut. Kam parë burra që u kanë thënë të tjera gjëra arbitrave. Penalizmi për shkak se e quajta hajdut është një vendim seksist.”

Një sjellje që nuk ishte parë te Serena Williams më parë. Tesnitsja amerikane që i ka mbushur 37 vjeç numëron 23 turne Grand Slam të fituara gjatë karrierës së saj. Për japonezen Naomi Osaka është një sukses i jashtëzakonshëm, pasi është triumfi i parë në një Grand Slam.

Tv Klan