Serena Williams triumfon në Wimbledon.

Kampionia amerikane mundi në finale gjermanen Angelique Kerber, me rezultatin 2 me 0. Ajo u shpall për herë të 7, mbretëreshë e trofeut londinez.

Edhe pse ishte një fitore e pastër, nuk erdhi pa djersitur për Williams, pasi rivalja e saj Kerber rezistoi gjatë, por në fund u detyrua t’i dorëzohej fuqisë së amerikanes, e cila fitoi 7-5, 6-3.

Për 34 – vjeçaren nga Miçigani, triumfi në Wimbledon ka shijen e revanshit ndaj Kerber, pasi gjermania e kishte mundur në finalen e Australian Open.

Me arritjen e sotme, Williams ngjitet në podiumin e legjendave, duke fituar çmimin e 22 -të të madh dhe duke barazuar në vend të dytë një tjetër emër të madh të tenisit, gjermanen Stefi Graf.

Në shënjestër tashmë është rekordi i mbajtur nga australiania Margaret Smith Court, e cila ka 24 çmime të mëdha.

Tv Klan