Serenatat korçare janë melodi që për më shumë se një shekulli janë pjesë e pandarë e identitetit shqiptar. Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu mbrëmjen se sotme është realizuar si një homazh për të gjithë ata që prej vitesh kanë arritur ta mbajnë gjallë duke e bërë një pjesë të rëndësishme të identitetit.

Grupet e shqiptarëve që ndodhen sot në SHBA apo në çdo cep të globit ajo që i bashkon janë shpesh këngët korçare.

Për të folur më gjatë lidhur me serenatat korçare ishin të ftuar në emision Grupi Lira, Vani Trako, Eli Fara, vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti, Mikaela Minga, Josif Minga, Niko Peleshi, Pandi Bello./tvklan.al