Befasitë e merkatos nuk kanë të sosur dhe duket se një gjë e tillë do të ndodhë edhe në verën e këtij viti. Sergio Aguero do jetë largimi i madh nga Manchester City në fundin e sezonit aktual, pasi kontrata me anglezët skadon më 30 Qershor.

Kjo ka shtyrë shumë skuadra që të mendojnë firmën me të. Inter, Barcelona por edhe Juventus janë në garë për të marrë në skuadër Agueron, i cili divorcin me Manchester City-n duket se e ka finalizuar tashmë.

Por, nga Anglia vjen një befasi merkatoje. Aguero nuk do shkojë tek asnjë nga skuadrat e lartpërmendura, madje do qëndrojë në Premier League angleze. Interes për 32-vjeçarin duket se ka pasur edhe nga Everton.

Skuadra nga Liverpool ka punuar në mënyrë të fshehtë tek pista që të dërgon te Aguero, duke shtangur kështu kundërshtarët. E vetmja gjë që do pengonte Everton për të firmosur me Aguero do ishte paga, por duke pasur parasysh se kërkesa për të firmosur me argjentinasin është direkt nga trajneri, Carlo Ancelotti, kjo pengesë mund të jetë e papërfillshme.

Klan News