Sergio Ramos u largua Real Madrid pas 16 vitesh dhe 22 trofe të fituar. Mbrojtësi spanjoll nuk i përmbajti emocionet para gazetarëve.

“Erdhi momenti, një nga më të vështirët e jetës time. Këtu mbyllet një periudhë unike e jetës time. Asgjë nuk do t’i ngjajë asaj që kam kaluar këtu. Kjo është një mirupafshim, pasi një ditë do të kthehem”.

Kapiteni përshëndeti të gjithë ata që kishte punuar në klubin ku erdhi djalosh dhe u largua si burrë. Ramos nuk harroi edhe tifozët që kishte preferuar t’i takonte edhe një herë në stadiumin Santiago Bernabeu.

E ardhmja e Sergio Ramos sipas gazetës AS është një nga PSG, Manchester City, Manchester United dhe Sevilla. Pikërisht kjo e fundit është skuadra ku u rrit dhe debutoi si profesionist.

Ndërkohë Gigi Buffon është kthyer tek ekipi ku debutoi 26 vite më parë. Parma zyrtarizoi afrimin e tij me një video të shkurtër e ngjashme me një sekuencë filmi.

Buffon ishte Superman që kthehej në shtëpi. Marrëveshja është për 2 sezone që do të thotë që Gigi Buffon do të vazhdojë karrierën të paktën deri 45 vjeç. Synimi mbetet kthimi i Parma në Serie A, pasi sezonin e fundit u rendit e fundi duke zbritur në B.

Tv Klan