Mbrojtësi nuk preferon të rinovojë kontraten, PSG fërkon duart

Tashmë është zyrtare. Sergio Ramos nuk ka rinovuar kontratën që skadon më 30 Qershor me Realin e Madridit, duke i dhënë fund aventurës së tij me klubin mbretëror pas 16 sezonesh. Është klubi i Real Madrid që e ka njoftuar diçka të tillë në faqen e saj zyrtare.

Real Madrid nuk ka rinovuar me kapitenin tonë Sergio Ramos, duke përfunduar kështu marrëveshjen me të. Lamtumira do i jepet përmes një konference për shtyp në orën 12:30 të së Enjtes,” thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Ditët e fundit u duk se palët ishin drejt një marrëveshje, por kërkesa e lojtarit, që kërkonte një zgjatje me 2 vite të kontratës dhe oferta e Real Madrid, i cili propozonte vetëm një sezon dhe një ulje të pagës me 10% bëri që gjithçka të mos funksiononte dhe t’i jepnin fund bashkëpunimit disa vjeçar. Sergio Ramos largohet kështu nga Real Madrid si një lojtar simbol i klubit.

Me të në organikë, Real ka fituar 4 tituj të Champions League, pesë kampionate, tre Super Kupa të Europës, 4 botërore të klubeve dhe 2 kupa mbreti. Ai do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit të bardhë si autori i golit më të rëndësishëm të Madridit në shekullin 21: barazimi kundër Atletico në finalen e Ligës së Kampionëve të Lisbonës që shpëtoi Madridin nga humbja në minutën e 93-të. Në 671 ndeshje ai shënoi 101 gola dhe dhuroi 40 asiste. Ndërkaq, rekord është edhe numri i kartonëve, plot 216 të verdhë dhe 8 të kuq. Interes për të ka shfaqur Paris Saint Germain.

Klan News