Filmimet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një dron kamikaz godet një bllok banimi në periferinë jugore të Moskës, në orët e para të kësaj të Marte. Shpërthimet dëmtuan fasadat e disa pallateve dhe thyen xhamat e apartamenteve.

Nga sulmet mbetën të plagosur 2 banorë, të cilët u dërguan në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet evakuuan për disa orë banorët, gjatë mëngjesit. Televizioni shtetëror rus akuzoi Kievin për sulmin, duke thënë se dronët e përdorur ishin amerikanë.Zyrtarët rusë thanë se sistemi anti-ajror rus shkatërroi në ajër 8 dronë.

Nga Kievi, megjithatë nuk ka asnjë deklaratë deri më tani lidhur me këto sulme. Në orët e para të kësaj të Marte, edhe kryeqyteti ukrainas u përball me një sulm me dron rusë në një zonë të banuar, ku mbeti i vrarë një banor dhe u plagosën 4 të tjerë.

Tv Klan