Arrestohen 2 të rinj të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve në Tiranë. Sipas policisë, në pranga janë vënë Y. L., 26 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë dhe O. E., 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë, si dhe u procedua në gjendje të lirë A. B., 18 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, e pas informacioneve të grumbulluara dhe një pune disaditore, në sajë të operacionit policor “Start one”, u arrestuan në flagrancë dy të rinjtë.

Në bazë të hetimeve dhe pamjeve filmike dhe dëshmive, ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:

  • Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.
  • Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.
  • Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.
  • Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Sakaq, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. /tvklan.al