JuventusJuventus e ka mbyllur në krye dhe me fitore fazën e parë të kampionatit. Ekipi tironez ka mundur Verona me rezultatin 4 – 0. Pogba dhe Tevez kanë shënuar që në minutat e para, ndërsa Pereira e përsëri Tevez duke arritur një tjetër triumf të thellë si disa ditë më parë në Kupën e Italisë. Milan ka pësuar humbjen e dytë radhazi në fushën e tij.

Atalanta ka dalë me 3 pikë nga “San Siro” duke fituar takimin me rezultatin 1 – 0. Goli është shënuar nga kapiteni Denis në pjesën e parë. Napoli ka arritur një fitore të rëndësishme në fushën e Lazio duke i rrëmbyer vendin e tretë ekipit kryeqytetas. Goli i Higuain ka qenë përcaktues për fitoren 1 – 0. Në këtë takim për Lazio janë aktivizuar Etrit Berisha dhe Lorik Cana.

Në javën e 19 të Serie A ka patur shumë fitore të ekive udhëtuese. Renditja kryesohet nga Juventus i shkëputur 5 pikë nga Roma e vendit të dytë.

Real Madrid ka fituar derbin me Getafe i luajtur mesditën e së dielës duke u shpallur kampion i dimrit. Ekipi që kryeson renditjen në La Liga ka fituar takimin me rezultatin 3 – 0 me golat e Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. Lojtarëve të Real i janë dashur 63 minuta përpjekje për të shënuar golin e parë. Barcelona nuk ka mbetur pas duke triumfuar me rezultatin 4 – 0 në fushën e Deportivo La Coruna. Lionel Messi ka qenë autori i 3 golave. Fitore për ekipin tjetër të Madridit, Atletico që ngjitet përsëri në vendin e tretë.

Ekipi i Diego Simeone ka mundur Granada me rezultatin 2 – 0. Renditja kryesohet nga Real Madrid që ka ende një ndeshje pa zhvilluar me Sevilla.

Tv Klan