Juventusi merr 3 pikët e radhës në Serinë A. Ekipi që kryeson klasifikimin mundi me rezultatin 3 – 0 Kievon e vendit të fundit të hënën në Torino. Golat u realizuan nga Kosta, Can dhe Rugani, ndërsa Ronaldo nuk shënoi me penallti.

Sorrentino priti goditjen e portugezit. Me këtë sukses Juventusi mban në 9 pikë diferencën me Napolin e vendit të dytë.

Milanit iu deshën 72 minuta qe te zhbllokonte ndeshjen ndaj Genoas.

Golat nga Borini dhe Suzo i dhanë Milanit 3 pikë të cilat e ngjitën në vendin e katërt në renditje që e kualifikon në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Tv Klan