Të dyja skuadrat kërkojnë Europën

Vlen vendin e 6 të renditjes në kampionatin italian dhe pjesëmarrjen në kualifikueset e Europa League.

Një ndeshje që do të luhet mes Napolit dhe milanit në San Paolo. Por nuk është vetëm ky trofeu i këtij takimi.

Pritet me ankth pasi Milani po çudit të gjithë në këtë fundsezoni. Viktima të kuqezinjve ishin të gjitha skuadrat e mëdha. A do të jetë edher napoli një e tillë.

Të dyja skuadrat vinë nga një moment i mirë. Milan fitoi me përmbysje me Juventusin dhe shkojnë me moral shumë të lartë ndaj Napolit.

Por Gennaro Gattuso ish lojtar dhe ish trajner i kuqezinjve ka ditur të motivojë skuadrën e Napolit në javët e fundit duke rritur ambiciet për pjesëmarrjen në Champions League.

Do të jetë një sfidë e fortë dhe pritet që diferencën ta bëjnë individët. Milan do të mbështetet tek Ibrahimovic-Rebic.

Ndërsa Napoli tek Callejon Insigne dhe Mertens.

Tv Klan