Juventusi fitoi një tjetër ndeshje në Serinë A, duke ruajtur kreun e renditjes. Skuadrës torineze i mjaftuan vetëm 5 minuta gjatë pjesës së dytë për të arritur suksesin 3 – 0 në fushën e Empolit.

Argjentinasit Dibala dhe Higuain ishin shënuesit në këtë përballje të javës së shtatë të kampionatit italian.

Atalanta duke mundur Napolin 1 – 0 ndihmoi edhe Juventusin. Etrit Berisha me pritjet e tij ishte nga më të mirët në fushë duke triumfuar përballë Elseid Hysajt.

Milani po fiton me përmbysje me Sasuolon në shtëpi. Ekipi i Montelës kryeson me rezultatin 4 – 3.

Tv Klan