Prej 19 Gushtit live në SuperSport
Nga kjo e shtunë më 19 Gusht starton Seria A në DigitAlb duke i dhënë mundësinë të gjithë publikut shqiptar kudo që ndodhet, në formën më të thjeshtë të mundshme aksesin në kampionatin që të gjithë duan.
“Sezoni i ri nis me plot surpriza në DigitAlb dhe veçanërisht në SuperSport. Seria A padyshim mbetet qershia mbi tortë e kampionateve elitare që Digitalb do të transmetojë në këtë sezon 2023-2024”, shprehet drejtori i SuperSport, Egi Duro.
E megjithë këtë dhuratë të liderit digital shqiptarë, aty do të vazhdoni të ndiqni kudo që luhet futboll në glob, më e madhja Premier League, La Liga, Bundesliga, Ligue 1, kampionati holandez Eredivis dhe realitetin më të ri të futbollit botëror SaudiLeague, kampioati i bujës së madhe të kësaj vere, me emrat e futbollistëve më të mëdhej europianë të trasferuar atje.
“Do të ketë një ndërthurje emocionesh të kampioneteve të cilat shqitparët i ndjekin pafundësisht. Do të jetë një paketë 100% e plotësuar”, thotë komentatori Ylli Aga.
Por asgjë nuk mbaron këtu, emocionet e EuropaLeague, Conference League, Nations League, të gjitha Kupat evropiane, e shumë sporte të tjera.
Dy përfaqësueset e Kombit tonë: Kuqezinjtë dhe Dardanët, drejt misionit historik Euro2024.
“Të gjithë kemi kryqëzuar gishtat dhe jemi në pritje të një suksesi si në Francë 2016 për Kombëtaren e Shqipërisë e cila nga fillimi i muajit Shtator, në Tetor dhe në Nëntor do të vendosë fatin e saj për Gjermani 2024”, vijon Duro.
Nxitoni të përfitoni nga oferta e sezonit të ri televiziv, me ulje çmimesh dhe dhurata për të gjithë abonentët e rinj në DigitAlb.
“Dhuratat për të gjitha shqiptarët nuk do të mungojnë edhe nga platforma zyrtare e të gjithë shqiptarëve”, përfundon Duro.
DigitAlb ju pret çdo pike shitje të autorizuar si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare digitalb.al.
Tv Klan