Maria Caputi do bëhet femra e parë që gjykon në elitën e futbollit italian

Për herë të parë në histori, ndeshjet e Seria A italiane do të arbitrohen nga një gjyqtare femër. Ky është vendimi i marrë nga grupi kolegjial i arbitrave të futbollit italian, që ka vendosur t’i besojë cilësive të Maria Sole Ferrieri Caputi për të vendosur drejtësi në duelet e elitës së sportit magjik përtej Adriatikut.

Ajo do bëhet kështu gruaja e parë që arbitron në Seria A dhe këtë e bën në moshën 31-vjeçare. E lindur në Livorno, ajo shkruajti një faqe të historisë në Dhjetor të vitit të kaluar. Caputi vendosi drejtësi në duelin e Kupës së Italisë, mes Cagliarit dhe Sitadelës, përballje në të cilën anuloi edhe tre gola.

“Është një moment shumë i bukur dhe një kënaqësi e madhe dhe gjithashtu e trishtueshme të mendosh se dikush duhet të befasohet nga prania e një gruaje. Natyrisht është një lajm që do të jetë femra e parë arbitre në Seria A dhe ky është një moment historik. Por promovimi është një përparim që vjen nga merita dhe jo nga privilegji,” tha presidenti i arbitrave italianëve pas gradimit të Maria Caputi në elitën e futbollit vendas.

Ajo filloi të arbitronte shtatë vjet më parë dhe u promovua në Serie C pesë vite më vonë. Gjithashtu arbitroi një ndeshje të Serisë B vitin e kaluar, disa muaj pasi Maria Marotta u bë gruaja e parë që e bën këtë në nivelin e dytë të futbollit italian.

Klan News