Imitimin e tij do ta bëjë aktori Jim Carrey

Pas një periudhe të gjatë kohore që nuk e kishim parë në filma, aktori i famshëm Jim Carrey do t’i rikthehet skenës dhe këtë herë më një rol mjaft interesant. Jim do të interpretojë kandidatin demokrat Joe Biden dhe ky rol vjen vetëm dy muaj nga zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në SHBA.

Sipas asaj që raporton CNN, aktori që do të veshë kostumin e Biden do të dhurojë spektakël dhe shumë humor, pasi Jim dallohet për batutat e tij. Seriali i cili do të ndahet në 5 edicione do të transmetohet nga Saturday Night Live. Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e këtij kanali televiziv përzgjedhin aktorë që të imitojnë personalitete, figura politike etj.

Robert de Niro, Alec Baldwin, etj kanë interpretuar Rober Mueller dhe presidentin amertikan Donald Trump. Kujtojmë se edhe aktori i famshëm Brad Pitt imitoi deri në detaje Fauci-n. Me një parukë gri dhe me syze si të Faucit, Pitt nxori në pah gabimet që janë bërë në lidhje me koronavirusin.

Duke marrë shkas nga situata e Covid-19 Saturday Night Live do t’i transmetojë 5 episodet online. Megjithatë drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë që në studio të ketë edhe një audiencë shumë të vogël.

Klan Plus