Ndarja e çmimeve më 10 Shtator me numër të kufizuar të audiencës për shkak të Covid-19

Seriali i njohur The Queen’s Gambit që tregon historinë e jashtëzakonshme e Beth Harmon e cila  bëhet lojtarja më e mirë shahut në botë është kandidat kryesor për çmimet Emmy.

The Queen’s Gambit është bërë seriali më i klikuar ndonjëherë në platformën e Netflix dhe për një periudhë të gjatë kohore u vendos në vendin e parë të dhjetë serialeve më popullore.

Po ashtu edhe seriali amerikan “Ted Lasso”, është ndër pretendetët kryesorë për të marrë nominime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy. “Ted Lasso” tregon historinë për një trajner amerikan që nis karrierën në Angli,”.

Në mesin e projekteve të famshme kinematografi është edhe sezoni i katërt i “The Croën”. Ai risjell në vëmendje personazhet më të njohur të atë të Princeshë Dianës si dhe ish-Kryeministren Britanike Margaret Thatcher.

Drama e Netflix  e cila bazohet në ngjarje të jetës reale, por jo plotësisht  e mbështetur në fakte , ndjek jetën e familjes mbretërore britanike nga vdekja e Mbretit George VI në 1952 e deri kur Mbretëresha Elizabeth II merr fronin.

Sezoni i katërt i serialit “The Croën”  ndalet gjithashtu edhe tek marrëdhënia e princit Charles me Diana-n dhe Camilla-n. Trekëndëshi i famshëm i dashurisë është komentuar gjatë si një nga situatat më të komplikuara të mbretërisë. Aktorët Josh O’Connor dhe Emma Corrin janë në mesin e favoritëve për të fituar çmimet individuale “Emmy”. Ndarja e çmimeve do të bëhet më 10 Shtator dhe do të ketë numër të kufizuar të audiencës.

Klan News